Moti

Translate

Sunday, May 22, 2016

Ford Mustang me 850 kuajfuqi modifikohet nga bullgarët [foto]






Kompania specialiste nga Bulgaria, Vilner, ka prezantuar paketën e re të saj për modifikimin e modelit Mustang të kompanisë Ford.



Në këtë rast, fjala është për modelin Ford Shelby Mustang GT500 Super Snake i cili karakterizohet me motor më të fortë dhe interier të modifikuar.

Ky model ka motorin 5.8-litër V8 me kompresor Kenne Bell e me kapacitet prej 850 kuajfuqi, transmeton Koha.net.



Ndërkaq interieri përbëhet nga lëkura Alcantara si dhe disa elemente nga fibra të karbonit, ndërsa në ulëset është vendosur etika me mbishkrimin “Shelby GT500 Super Snake”.

Sa i përket çmimit të këtij Mustangu, ende nuk është zbuluar.











Saturday, September 19, 2015

Këtë vit në SHBA gratë duan veturën Ford Mustang

Zonjat i duan makinat "pony". Të paktën ato këtë janë duke e  bërë këtë vit. Sipas rezultateve të shitjeve për gjysmën e parë të vitit 2015, Ford Mustang i ri është më i shituri në botë si makinë sportive dhe më i shituri si makinë sportive në mesin e grave në Shtetet e Bashkuara.

Shitjet globale të Mustang-ut kanë arritur në 76,124 automjete të shitura për gjysmën e parë të vitit 2015, me ngritje deri 56% për vit deri më sot, bazuar në të dhënat e shitjeve globale nga Polk / IHS . Shitjet totale në mesin e grave në veçanti janë deri ne 40% gjatë vitit të kaluar, duke i dhënë Mustang-ut  36% të  tregut me vetura sport të blera nga femrat.

"Femrat e pëlqejnë atc , sepse ai është një zgjedhje praktike," tha Erich Merkle, analiste e shitjeve të Ford ne SHBA. "Ai duket i mrekullueshëm dhe ofron  performancë të mirë dhe më efiqient në shpenzimin e karburantit."

Blerëset femra parashikohet të ndihmojnë në rritjet e  shitjeve në tregjet ndërkombëtare. Ky është viti i parë qe  Mustang është në dispozicion për konsumatorët në më shumë se 100 tregje globale, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Afrikën e Jugut dhe Japoninë.

BURIMI: theedgemarkets.com

Monday, March 16, 2015

Ford Mustang i ridizajnuar nga Galpin Rocket

I prezantuar për herë të parë në LA vitin e kaluar, prodhimi i parë i modelit Galpin Rocket ka arritur, dhe natyrisht vetura e zezë duket madhështore.
Sipas Henrik Fisker, i cili e bashkë-dizajnoi veturën, kjo është një veturë muskuloze që vjen me një motor i cili prodhon 725 kuaj-fuqi dhe me një trup prej fibrave të karbonit.
Rocket përmban një kapak përpara të skulpturuar me dy nxjerrës të mëdhenj të ajrit që bashkëveprojnë me grilën gjashtë-pikëshe në ndarësin përpara, duke e mbajtur motorin 5.0 litërsh super të mbushur V8 mirë dhe ftohtë.










Ka edhe disa veçori shtesë në fenderët mbrapa që gjithashtu ndihmojnë për të ftohur frenat. Çmimi i veturës sillet rreth $100,000.




Sunday, March 15, 2015

2015 Ford Mustang vlerësohet si vetura me e sigurte


2015 Ford Mustang ka marrë vlersimin më të lartë, për veturën më të sigurt në trafik nga U.S. National Highway Traffic Safety Administration (NHTSA).

Të gjithë Ford Mustang të rinjët kanë marrë vlersimin më të lartë duke u testuar nga ana e përparme,anësore dhe nga poshtë .
Karakteristikat në 2015 Ford Mustang rreth sigurisë janë në airbag me përmbajtje më të fuqishme, dyfishimin e airbag, sensorët e goditjeve më të ndjeshëm, të cilët janë të vendosurë në pjesët anësore dhe ndriçim më të zgjeruar nga ana e  jashtme.
2015 Ford Mustang gjithashtu ofron teknologji inovative gjysmë-autonome përfshirë Adaptive Cruise Control. Ndihmësi i shoferit me karakteristika që përfshijnë BLIS Cross-Traffic Alert dhe thirrja e emergjencës 911, kjo thirrje mundëson që telefoni i cili eshte i lidhur me veturen të thirrë 911 drejtpërdrejt kur është e nevojshme.

2015 Ford Mustang kalon Camaro dhe Challenger në shitjet e shkurtit


Ford Mustang vazhdon fuqishëm të triumfoji në shitje, në shkurt të këtij viti(2015), Ford Mustang ka arritur te bëji shitje me 8.454 vetura te reja, duke pasur rritje nga viti i kaluar me 31.9% .

Numri i këtyre shitjeve vazhdon ta mbaji Ford Mustang në krye te listës per sa i përket veturave “pony”, k
ështu duke lerë mbrapa në vendin e dytë Camaro me 6,373 shitje të veturave ndërsa në vendin e tretë pasonë Challenger me 5.255 shitje të veturave.

Saturday, January 3, 2015

Fanatiku i cili ka 5,500 Ford Mustang

Adelbert Engler është një fanatik i Mustang-ut, i cili ka një garazh të stërmadhe me mustang të ndryshëm, disa janë të vërtet e disa lodra, dhe po t’i njehësh së bashku janë 5.500 modele të mustangut.

Engler pretendon se është koleksionisti më i madh në botë i Ford Mustang-ut.
Për më shumë shikoni videon e koleksionit mahnitës të Mustang-ut të Adelber Engler:

Sunday, December 7, 2014

Fordi prezanton të fuqishmin Mustang Shelby GT 350

Ford ka prezantuar modelin e ri, 2016 Mustang Shelby GT350.
Mustang Shelby GT350 do të ketë motor 5.2 litër V8, me një dizajn që nuk shihet shpesh në makinat e sotmeKjo makinë ka më shumë se 500 kuajfuqi. Edhe pse Fordi nuk ka treguar për performancat që mund të arrijë kjo makinë, supozohet se ajo do të jetë më e shpejtë se modeli i kaluar, që arrinte shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë për 4.4 sekonda.Kjo makinë ka më shumë se 500 kuajfuqi. Edhe pse Fordi nuk ka treguar për performancat që mund të arrijë kjo makinë, supozohet se ajo do të jetë më e shpejtë se modeli i kaluar, që arrinte shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë për 4.4 sekonda.Modeli i parë Shelby GT 350 ishte krijuar në vitin 1965.


Na ndjekeni ne Twitter

Pëlqeje në facebook