Moti

Translate

Saturday, September 19, 2015

Këtë vit në SHBA gratë duan veturën Ford Mustang

Zonjat i duan makinat "pony". Të paktën ato këtë janë duke e  bërë këtë vit. Sipas rezultateve të shitjeve për gjysmën e parë të vitit 2015, Ford Mustang i ri është më i shituri në botë si makinë sportive dhe më i shituri si makinë sportive në mesin e grave në Shtetet e Bashkuara.

Shitjet globale të Mustang-ut kanë arritur në 76,124 automjete të shitura për gjysmën e parë të vitit 2015, me ngritje deri 56% për vit deri më sot, bazuar në të dhënat e shitjeve globale nga Polk / IHS . Shitjet totale në mesin e grave në veçanti janë deri ne 40% gjatë vitit të kaluar, duke i dhënë Mustang-ut  36% të  tregut me vetura sport të blera nga femrat.

"Femrat e pëlqejnë atc , sepse ai është një zgjedhje praktike," tha Erich Merkle, analiste e shitjeve të Ford ne SHBA. "Ai duket i mrekullueshëm dhe ofron  performancë të mirë dhe më efiqient në shpenzimin e karburantit."

Blerëset femra parashikohet të ndihmojnë në rritjet e  shitjeve në tregjet ndërkombëtare. Ky është viti i parë qe  Mustang është në dispozicion për konsumatorët në më shumë se 100 tregje globale, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Afrikën e Jugut dhe Japoninë.

BURIMI: theedgemarkets.com

No comments:

Post a Comment

Na ndjekeni ne Twitter

Pëlqeje në facebook