Moti

Translate

Sunday, May 22, 2016

Ford Mustang me 850 kuajfuqi modifikohet nga bullgarët [foto]






Kompania specialiste nga Bulgaria, Vilner, ka prezantuar paketën e re të saj për modifikimin e modelit Mustang të kompanisë Ford.



Në këtë rast, fjala është për modelin Ford Shelby Mustang GT500 Super Snake i cili karakterizohet me motor më të fortë dhe interier të modifikuar.

Ky model ka motorin 5.8-litër V8 me kompresor Kenne Bell e me kapacitet prej 850 kuajfuqi, transmeton Koha.net.



Ndërkaq interieri përbëhet nga lëkura Alcantara si dhe disa elemente nga fibra të karbonit, ndërsa në ulëset është vendosur etika me mbishkrimin “Shelby GT500 Super Snake”.

Sa i përket çmimit të këtij Mustangu, ende nuk është zbuluar.











No comments:

Post a Comment

Na ndjekeni ne Twitter

Pëlqeje në facebook